Donte të blinte online një aparat, shokohet fotografi shqiptar: 350 dollarë vetëm taksa dhe detyrimet doganore

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 29.02.2020, 00:51

Blerjet online janë një nga lehtësitë që njerëzit kanë përfituar nga zhvillimi i teknologjisë.

Edhe në vendin tonë, të shumtë janë qytetarët që zgjedhin të blejnë produkte të ndryshme online, pasi çmimet janë konkuruese.

Mirëpo, Drejtoria e Doganave në vitin 2016 dhe në vitin 2019, vendosi të rrisë taksat për blerjet online për produktet që kushtojnë mbi 22 euro

Një fotograf shqiptar, i quajtur Kristaq Kola, ka dërguar një mesazh në redaksinë e JOQ Albania, ku denoncon rritjen e "çmendur" të taksave dhe detyrimeve doganore mbi produktet e blera online nga Shqipëria.

Ai shkruan se po kërkonte në Amazon për të blerë një kamera, e cila kushtonte rreth 1,000 dollarë.

Sipas tij, taksa për këtë produkt që shitej nga SHBA-ja, shkonte 350 dollarë, ose 35%, nga të cilat 20% taksa e TVSH, ndërsa 15% detyrimi doganor.

Për një produkt 1,000 dollarë, sipas rregullave të reja të Drejtorisë së Doganave, një qytetar shqiptar duhet të paguajë 350 dollarë taksa e detyrime, pa përfshirë këtu çmimin e transportit të mallit nga vendi i origjinës drejt destinacionit përkatës.

Kristaqi shprehet se ka bërë një kontroll se sa kushtojnë taksat dhe detyrimet doganore për vendet e tjera fqinjë.

Nga ky kërkim rezulton se taksa greke dhe ajo italiane janë 26% në total, ndërsa ajo serbe është 25%.

Ai shkruan me ironi se ngaqë jemi vend me "mirëqenie më të lartë" se shtetet e sipërpërmendura, është diçka normale që taksat t'i kemi 10% më shumë se ta.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje JOQ! Jam nje fotograf shqiptar dhe sot po kerkoja ne dyqanin online Amazon per nje kamera. Gjeta nje qe kushtonte 1000 $ dhe taksa dhe detyrimet doganore per ne Shqiperi(jo transporti) ishte 350 $ ose 35 % (cmenduri) . Bera nje kontroll te vogel te shtetet fqinje ose ato qe me erdhen ne mendje , Ne Greqi ishte 250 , Itali 230 , Gjermani 190 , Serbi 250, Maqedoni 250 . Por ne, si me mireqenie me te larte se te gjithe vendet e siperpermendura , normalisht qe do e kemi me te larte dhe jo pak por 10 % me shume. Perfundimisht jemi vend legen. Faleminderit, Kristaq Kola

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit