Ndarja nga jeta e Nexhmije Hoxhës, shpërthen shkrimtari i njohur: Sot vdiq kriminelja e Shqipërisë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 26.02.2020, 22:56

Nexhmije Hoxha, gruaja e diktatorit Enver Hoxha, u nda nga jeta pasditen e sotme në moshën 99-vjeçare.

Ajo ndërroi jetë në banesën e saj në Laprakë.

Pas vdekje së gruas së diktatorit, ka reaguar edhe shkrimtari i njohur, Uran Kostreci, i cili ka qenë i dënuar politik në kohën e regjimit komunist.

Në një prononcim për Zërin e Amerikës, Kosteci tha se sot vdiq Lady Makbeth.

Ai e cilësoi Nexhmije Hoxhën si bashkëpunëtore në të gjitha krimet e komunizmit.

Ai tha:

Unë po ju them se sot ka vdekur Lady Makbeth. Ajo nuk ishte vetëm e shoqja e Enver Hoxhës, i cili ka bërë një mal me krime në kurriz të shqiptarëve, por ishte edhe bashkëpunëtore e tij në këto krime. Mendoj se shqiptarët janë gëzuar sot me këtë lajm, se iku një person aq i urryer. Megjithatë, kjo vdekje nuk e mbyll as dosjen e diktaturës as kapitullin e nostalgjikëve të regjimit komunist. Urojmë që ajo të tërheqë këmbën zvarrë dhe të marrë me vete edhe ca nga këta nostalgjikët e diktaturës, se ende janë shumë. Ata janë mjaft të rrezikshëm, sepse disa kanë qenë edhe vet në terren gjatë aksioneve kriminale të diktaturës, madje kanë bërë edhe vrasje me dorën e tyre. Ne të dënuarit politikë nuk vrasim njeri, sepse ky është ndryshimi ynë me ata. Krimet që ka bërë ajo klikë, ajo kastë, ajo mafie komuniste kanë qenë të tmerrshme dhe vërtet njeriu duhet të gëzojë kur nga këta njerëz kaq të urryer largohen nga kjo jetë dhe na hiqen qafe e të mos i shohim më të paktën.

Kujtojmë këtu që Nexhmije Hoxha nuk u pendua asnjëherë për krimet e komunizmit dhe gjatë gjithë jetës së saj mbështeti veprimet e diktatorit.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit