U cilësua viktima e parë e Koronavirus në Itali, reagon ashpër e bija: Babai im nuk është shifër

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 26.02.2020, 16:54
Adriano Trevisan nuk është një numër. Ai nuk është viktima e parë italiane e koronavirusit, nuk është një emër dhe një mbiemër në gazetë. Adriano Trevisan është babai im. Ai është burri i nënës time Linda. Ai është gjyshi i Nicole dhe Leonardo".

Kështu u shpreh Vanessa Trevisan, ish-kryebashkiake e Vo', teksa kujton babanë e saj Adriano, i cili përfundoi në faqet e para të të gjitha gazetave disa ditë më parë pasi është viktima e parë e koronavirusit në Itali.

Tani Vanessa, 45 vjeç, e cila gjithashtu rezultoi positive në Sars-Cov-2 me nënën e saj është mbyllur në karantinë dhe do të qëndrojë atje për dy javë së bashku me të.

Në një intervistë për Repubblica, Vanessa flet përpos dhimbjes së humbjes së personit të dashur për të edhe për dhimbjen që i është shkaktuar prej lajmit se i ati u kthye në ‘një shifër’.

Fjalët e vajzës:

Viktima numër një e Koronavirusit. Më pas pati dy, tre, katër…dhe thanë: “ama ishte i moshuar”. Sikur mosha duhet të pakësojë dhiimbjen që unë ndiej, sikur humbja e tij të mos kishte aq rëndësi. Ka vdekur të premten dhe vetëm tani më që duhen bërë procedurat burokratike më kanë kërkuar një document identiteti të tij. Shkova kërkova në portofolin e tij dhe kuptova se babai im nuk jeton më.

Vanessa Trevisan sqaron se megjithëse fytyra e babait të saj njihet kudo si ajo e personit të parë që vdiq prej Koronavirusit në Itali ai ka pasur edhe më herët problem shëndetësore. Ai vuante nga zemra.

Vanessa thotë:

Më ka mbetur merak se mjeku i familjes nuk erdhi ta vizitonte në momentin kur kishte shumë nevojë dhe bëhet fjalë për ditën e enjte, 13 shkurt. Babai im kishte temperaturë dhe vështirësi në frymëmarrje. Telefonova mjekun i tregova gjendjen por nuk erdhi. Të dielën ditën e ditëlindjes së tij e shtruam në Schiavonia. Mjeku na siguroi se nuk duhet të shqetësoheshim. Në spital nuk arrinin të gjenin se kush e shkaktonte temperaturën dhe infeksionin në mushkëri çfarë dhe i shkaktonte vështirësi në frymëmarrje. Dokotresha e cila e ndoqi rastin tha se nuk mund të bënte testin për koronavirus sepse nuk e lejonte protokolli i spitalit nëse bëhej fjalë për pacientë që nuk kishin qenë kurrë në Kinë.

Burimi: fanpage.it Përshtati dhe Përktheu: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit