Durrësi u trondit nga një krim makabër mëngjesin e sotëm.
Ruzhdi Tosuni qëlloi për vdekje gruan e tij, Ajdije Tosuni, 59 vjeç me një levë në biznesin e tyre.
Kanë dalë videot nga vendi i ngjarjes që mesa bëhet e ditur ka ndodhur në sheshin, ‘Azem Hajdari’ në qytetin e Durrësit.
Në videon prekëse dallohen disa të afërm të çiftit teksa vajtojnë me zë të lartë për viktimën.
Në video duket vajza e të ndjerës e cila klith në dhimbje për humbjen e nënës. Disa persona tentojnë ta mbajnë ndërsa e reja thërret: “O ma të lutem”.