Itali/ Konfirmohen 4 fëmijë të infektuar nga Koronavirus, 2 prej tyre ndodhen në spital

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 26.02.2020, 11:35

Koronavirus në Itali ka prekur edhe fëmijët.

Katër nga të miturit u testuan dhe rezultuan pozitivë ndaj virusit në Lombardi, dy ndodhen në spital (në San Matteo në Pavia dhe në spitalin Seriate në provincën e Bergamos ), ndërsa dy të tjerë janë dërguar në shtëpi pasi nuk përbëjnë rrezik.

Këshilltari për Mirëqenien, Giulio Gallera ka dhënë më shumë informacion lidhur me ngjarjen:

Është një vajzë 4-vjeçare që tani është shtruar në spital në San Matteo, dy fëmijë 10-vjeç dhe një djalë 15-vjeçar."

Gallera kujtoi se, virusi ka një efekt shumë më serioz te njerëzit e moshuar që kanë patologji të mëparshme.

Shifrat në Itali tregojnë se ka 354 të infektuar nga të cilat 11 kanë humbur jetën si pasojë e virusit në 9 rajone të ndryshme të Italisë.

259 raste me 9 vdekjeve në Lombardi; 58 raste me 2 vdekje në Veneto; 26 raste në Emilia Romagna; 3 në Piemonte, Lazio dhe Siçili; 2 në Toskana dhe Liguria; 1 në Tirolin e Jugut.

Konfirmimi i një rasti në rajonin e Marches është në pritje të rezultatit pas testimeve.

Burimi: ilmessaggero.it Përshtati dhe Përktheu: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit