Këngëtarja Enca Haxhia është duke kaluar një ndër momentet më të vështira në jetën e saj.
Në media është mësuar se babai i këngëtares ka ndërruar jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë.
Lajmi ende nuk është bërë publik nga këngëtarja ose nga motra e saj, të dyja kanë vendosur të qëndrojnë në heshtje duke mos bërë asnjë reagim në median sociale.
Burimet nga “Anabel.al” e konfirmojnë lajmin e hidhur.
Këngëtarja e njohur dhe së fundmi edhe aktore e ka përmendur shpesh babain e saj në intervista dhe ka theksuar se pa mbështetjen e tij nuk do kishte arritur kurrsesi në këtë pikë me karrierën muzikore ndonëse shumë pranë bukuroshes kemi parë përherë nënën e saj, Entelën.