“Tre vajza mbrëmë fjetën pa nanën e tyre”/ Dom Gjergj Meta përlot pas vrasjes në Rrëshen: Çfarë kobi!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 26.02.2020, 07:58

Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e djeshme Mirditën. Motër e vëlla u qëlluan për vdekje, vetëm pak pasi kishin dalë nga makina.

Fatmir Koleci vrau ish-bashkëshorten Esmeralda Filopati 36-vjeçe dhe vëllain e saj Vledison Filopatin, 34-vjeç.

Ngjarja e rëndë, pothuajse ishte e lajmëruar pasi Koleci ka ushtruar dhunë vazhdimisht ndaj Esmeraldës në kohën kur ata kanë qenë të martuar.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë ka reaguar dhe Dom Gjergj Meta.

Përmes një postimi në Facebook, ai prek zemrat e të gjithëve, teksa përmend largimin nga jeta të dy prindërve që lanë fëmijët pas.

Shkrimi i plotë i Dom Gjergjit:

Tis gri në Rrëshen…

Një tis gri, bashkë me mjegullën e përhershme, ka rënë sot në mëngjes mbi Rrëshen. Mbrëmë do krisma ia rrëmbyen dy jetë të reja këtij qyteti. Tre vajza të vogla mbrëmë fjetën pa nanën e tyre. Dy prindërve mbrëmë ia vranë bamin e barkut. Vledisonit dhe Esmeraldës, vëlla e motër, mbrëmë iu mor fryma e fundit në oborr të shtëpisë në Sme. Qyteti ra në zi dhe heshti. Ah sa dhimbje! Çfarë kobi!

Aty-këtu nën zë dëgjohet: “Kush? Si? Qysh? Tek?” Vetëm psherëtima. Të gjithë ngrenë supet. E kupton edhe ti vetë se pyetjet e përgjigjet janë thjesht rutinë, kureshtje, por pa asnjë dobi. Sot dheu do të përpijë trupat e dy të rinjve. Hapen dyert e mortit për to e hapet një shteg i errët për tre vajzat jetime.

Nis i njëjti ritual si këtu e qindra e ndoshta mijëra vjet më parë:

– Zoti ju dhashtë kyvet!

– Kyvet paç!

Skena është e njëjtë. Te kryet e dy kufomave ndodhen gratë kryembuluar me veshje të zeza e vajtorja, kurse në oborr burrat që presin e përcjellin.

Si t’ua shpjegosh vajzave të vogla tani që mbrëmjeve nuk do ta shohin më nanën e tyre që vjen nga puna e që në mëngjes i çon për te shkolla? Kushedi si do shkruhet tash e mbrapa fati i tyre. E më keq akoma si t’ua shpjegosh se personi i dyshuar për vrasjen e nënës së tyre është pikërisht…?

U tronditëm përsëri! Si kemi arritur deri këtu? Çfarë po ndodh me ne?

A mos ndoshta pse vramë ato fjalë hynore: “Ju është thënë “mos vrit”. Unë po ju them kushdo zemërohet me vëllanë e tij do të jetë përgjegjës para gjyqit…” ?

Apo kemi vrarë ato pak vlera që në dukje të vrazhda, mbanin dikur një shoqëri në kohezion: “Nuk qëllohet mbi gra e fmijë!”

“Burri nuk vritet kur është i shoqëruar me gra e fëmijë”?

Apo jemi duke vrarë edhe çdolloj ligji civil apo penal?

Apo mbi të gjitha kemi vrarë kodin njerëzor të jetës?

Kaosi ka shpërfytyruar çdo kod të vjetër a të ri, kanunor apo kontinental, të shenjtë apo profan. Diçka nuk shkon në shoqërinë tonë. Jeta ka vlerë sa hunda ime. Përtej saj ajo mund të dhunohet, gjymtohet dhe vritet. Kemi rënë shumë poshtë moralisht si shoqëri. E kemi përgjegjësi të gjithë.

Sot ne katolikët kemi të Mërkurën e Përhime, nisim kreshmen, kohë pendese, keqardhje për mëkatet e kthimi të zemrës kah Zoti. Mbi krye marrim hinin që ka dalë nga zjarr i druve.

Nuk kishte si të niste më gri e më trishtë kjo kreshme për ne këtu në Rrëshen.

Por sot më shumë se kurrë kemi nevojë, e unë ju ftoj sot pasdite në Katedrale në orën 16.00, që t’i lutemi Zotit për Rrëshenin tonë, për familjet tona, të rinjtë e të rejat tona e për shpirtin e Esmeraldës dhe Vledisonit.

Kemi nevojë të bëhemi tok kundër të keqes e të mos e lëmë veten pre e dëshpërimit, por me besim, shpresë e dashuri të ngulim këmbë në rrugëtimin tonë për një shoqëri më të mirë, për një Rrëshen të paqtë me Zotin në zemër!

dom Gjergji

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit