Ka shkuar në 10 numri i viktimave nga koronavirusi në Itali.
Lajmi është konfirmuar nga shefi i Agjencisë së Mbrojtjes Civile, Angelo Borreli, i cili në një deklaratë për shtyp tha se tre persona të tjerë të infektuar me koronavirus kanë vdekur në veri të Italisë.
Borreli tha se tre viktimat ishin të gjithë të moshës mbi 80-vjeç dhe ishin shtruar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ata ishin nga rajoni i Lombardisë, i cili është më i prekuri nga virusi vdekjeprurës kinez.
Gjithashtu, ai tha se numri i të prekurve me koronavirus është rritur, duke shkuar në 322.
Shumica dërrmuese e të prekurve janë raportuar në veri të shtetit fqinj.
Burimi: Reuters|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania