Një burrë nga Zelanda e Re ka pasur shumë fat duke i shpëtuar një peshkaqeni falë instikteve të tij të mbijetesës.
Nick Minogue ishte duke bërë surf në plazhin Pauanui pranë Auckland gjatë fundjavës kur u sulmua nga një peshkaqen.
Shumica prej nesh do ishin nervozuar dhe me shumë mundësi edhe do kishin ngrirë prej frikës por kjo nuk i ndodhi këtij 60-vjeçaroi i cili shpëtoi mrekullisht.
I pyetur nga mediat Nick tha:
Isha larg nga bregu dhe në një moment ndjeva diçka në bryll, kthej kokën dhe shikoj se dhëmbët e tij ishin të ngulura në pjatën e surfit.”
Ai tha:
Kuptova se po bëhej fjalë për jetën time ndaj dhe e gjuajta me grusht në fytyrë dy herë rradhazi derisa u shkëput nga tavolina e surfit.”
Nuk dihet saktësisht se çfarë lloj peshkaqeni ishte ai që sulmoi Minogue, megjithatë ekspertët vlerësojnë se mund të ketë qenë një peshkaqen i bardhë e gri.
Burimi: Ladbible Përshtati dhe Përktheu: JOQ Albania