Skandal i radhës i Veliajt! 1.5 miliard lekë për 1.1 km rrugë

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 24.02.2020, 13:54

Deri para 17 shkurtit, kryeministri Edi Rama po bënte lypësin nëpër Europë me faktin se nuk ka para për të bërë rindërtimin e banesave të shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Pasi arriti të grumbullonte 1.15 miliardë euro nga donacionet, nga të cilat 853 milionë euro janë dhënë si kredi.

Një prej qyteteve të prekura është edhe Tirana, ku shumë banorë akoma nuk kanë marrë zgjidhje për banesat e tyre të dëmtuara, por kjo për kryebashkiakun e Tiranës nuk përbën aspak problem.

Këtë gjë e tregon mjaft mirë edhe tenderi me një shifër të çmendur për rikonstruksionin e një rrugë.

Çuditërisht tenderi është bërë publik, një ditë pas Konferencës së Donatorëve. Tenderi me objekt “Ndërhyrje rehabilituese në rrugën Tom Plezha” dhe ka një fond limit prej 1.4 miliard lekësh.

Një shifër super stratosferike dhe skandaloze kur shikon faktin se gjatësia e kësaj rruge është vetëm 1.1 km.

Lind pyetja se me çfarë do ta rikonstruktojë Veliaj këtë rrugë, pasi sikur të gjitha standardet ndërkombëtare të përdoren për këtë rrugë, nuk do të kushtonte aq shumë?

Jo me flori, por edhe po të shtrohej me diamante kjo rrugë nuk do bëntë aq shumë, sa është vendosur edhe fondi limit.

Apo që tani u mor kredia 1.15 miliard euro, duhet gjetur një mënyre “ korruptive” për t’i shpenzuar ?

Mbetet për t’u parë me kërshëri se kush do të jetë kompania fatlume që do e marrë këtë tender.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit