Amerikanit i del copa metalike brenda në salçiçet e HAKO-s: Sa nuk theva dhëmbët

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 24.02.2020, 20:31

Teksa AKU është inekzistente dhe siguria ushqimore është dhënë me koncesion, kush na e siguron garancinë e produkteve që konsumojmë?

Në lojë janë jetët tona e megjithatë populli shqiptar vazhdon të rrezikojë duke luajtur shëndetin në ruletë, e duke shpresuar se mbase produkti i radhës që do konsumojë është i sigurt, pasi kështu është shitur e trumpetuar me të madhe nga marketingu që i bëhet për garancinë në ekrane, aty ku derdhen miliona nga firma që do shesë imazhin tek publiku.

Ashtu siç e dimë tashmë, një prej sektorëve më të rrezikshëm të konsumit ushqimor është ai i mishit. Kjo për faktin sepse ndër vite denoncime të shumta të provuara edhe me filmime janë bërë publike nga mediat, ose ndër të tjera mjafton të kujtojmë rastin e bërë publik pak vite më parë nga JOQ Albania, ku 40 klientë të një prej restoranteve më të njohur në kryeqytet, u helmuan me ushqimin e kontaminuar me salmonelë (konkretisht tek mishi i pulës në sallatën 'Çezar') dhe përfunduan në spital.

Një rast i freskët ku faktohet siguria e munguar ushqimore edhe nga kompanitë e mëdha të përpunimit të mishit, është denoncuar për JOQ Albania.

Imazhi i stërmarketuar i kompanisë HAKO, ka rezultuar blof për një konsumator të huaj të cilit i rastisi të sprovohej me një eksperiencë të pakëndshme që mund të sillte dëme të mëdha në shëndetin e tij.

Bashkëshortja e tij shqiptare Diana ka shpjeguar situatën, ajo shkruan:

Pershendetje JOQ. Doja të tregoja se çfarë përmban sallami Hako 😢 Sot bashkeshorti gjeti brenda një pjese metali, le mishi që konsumojmë që nuk e dime nëse ështe qen a mace, por gjejme edhe metale. Burri eshte amerikan dhe ka shkruar anglisht. Flm ju nëse e postoni, ne nuk do konsumojme me sallam 😢🤣🤣🤣🤣🤣”

Megjithëse ai vetë është kujdesur të ilustrojë ngjarjen me një video dhe një rrëfim të shkurtër. Greysson Lynn shprehet:

Hello, simply put, first one company Tona had some issues with the meat and so now tried this brand and almost broke my teeth with a piece of metal cooked in the meat. Thanks... have a good day. (Përshëndetje, e thënë thjesht, fillimisht Tona kishte probleme me mishin, e ndërsa tani provova këtë markën tjetër dhe sa nuk theva dhëmbët me një copë metali të futur në sallam. Faleminderit... Ditë të mbarë.) Jeta është si një pako sallami shqiptar, asnjëherë si dihet se çfarë të del para!”

JOQ Albania kontaktoi me kompaninë Hako në lidhje me rastin por nuk pati asnjë reagim.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit