Arrestimi i vëllait të kryetares së KPA: Policia dhe Prokuroria të pafuqishme ndaj Elvis Mulajt, mbështetej nga e motra

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 21.02.2020, 21:58

Policia e Shtetit zhvilloi mbrëmjen e djeshme një operacion që u shtri në tetë qarqe të vendit, ku u goditën disa biznese dhe lokale, të cilët ushtronin aktivitet të paligjshëm në fushën e vendosjes së lojërave të fatit dhe basteve online.

Në total u arrestuan 115 persona, mes tyre menaxherë dhe biznesmenë, ndërsa operacioni u krye në kohën kur luheshin ndeshjet e Europa League.

Mes të arrestuarve ishte edhe Elvis Mulaj, vëllai i Natasha Mulajt, e cila është kryetare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA), që përfshin shkallën e dytë të Vetting-ut.

Një ditë pas arrestimit të Mulajt, një denoncim i fortë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një qytetar, i cili ka hedhur akuza të forta në drejtim të vëllait të kryetares së KPA-së.

Ai thotë se Elvis Mulaj është një emër i njohur për Policinë e Shtetit, si dhe për Prokurorinë, pasi ndaj tij ka denoncime të shumta, për vepra të ndryshme penale në të cilat ai është përfshirë së bashku me dy vëllezërit e tij.

Denoncuesi thekson se, ndonëse ka një numër të madh denoncimesh në adresë të Mulajt dhe vëllezërve të tij, Vladimir dhe A.Mulaj, Policia dhe Prokuroria nuk kanë marrë asnjë masë për ta, pasi kanë mbështetjen e motrës së tyre.

Sipas tij, Policia e Shtetit dhe Prokuroria kanë qenë të pafuqishme ndaj vëllezërve Mulaj.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje joqalbania! Desha te bej ne denoncim: Natasha Mulaj( kryetare e vetingut e apelit) eshte motra e Elvis Mulaj i cili u arrestua mbrem pasi vazhdonte aktivitetet e tij te lojrave te fatit pasi shteti i mbylli ato. Elvis Mulaj esht nje person i njohur per policin e shtetit si edhe prokurorin pasi ka denoncime te pafund nga qytetar te ndryshem per vepra te ndryshme penale ne te cilet jan perfshir Elvis Mulaj edhe vellezerit e tij. Edhe pas kaq shum denoncimesh nuk esht mar asnje mas e vetme per kto persona. Policia edhe prokuroria jan te pafuqishem kundra ketyre vellezerve Elvis, Vladimir,A.Mulaj pasi kan mbeshtetjen e motres se tyre si kryetare e vetingut. Ju lutem shum ta postoni per arsye qe Elvis Mulaj te mari denimin e merituar si cdo qytetar tjeter edhe mos te lirohet pas 72 oreve sikur te mos kishte ndodhur asgje. Flm nese e postoni edhe anonim ju lutem.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit