Barcelona po vuan javët e fundit për një sulmues, pasi dëmtimet e Dembele dhe Suarez e kanë lënë ekipin zbuluar në repartin ofensiv
La Liga i dha leje klubit për të nënshkruar me një futbollist të ri, jashtë merkatos të janarit, pasi u konfirmua se Ousmane Dembele do të humbasë gjashtë muajt e ardhshëm.
Kështu, klubi spanjoll ka mbyllur zyrtarizuar, Martin Braithwaite, i cili ka mbyllur transferimin e tij te Barcelona pasi klubi katalunas i pagoi Leganes klauzolën e lëshimit prej 18 milionë eurove të sulmuesit danez.
Braithwaite ka shkruar një kontratë që do të zgjasë deri më 30 qershor 2024, ndërsa klauzola e tij e re e lirimit do të jetë 300 milionë euro.
Megjithatë, prezantimi i tij nuk ka shkuar dhe aq mirë. Sulmuesi nisi të bënte disa xhonglime dhe lëvizje, por ka dështuar keq duke u bërë objekt tallje në rrjetet sociale.