Tottenhami u mund mbrëmjen e djeshme 0-1 në shtëpi nga Leipzig duke vështirësuar kualifikimin në 8 ekipet më të mira të Champions League.
Tashmë puna është vështirësuar shumë pas humbjes 0-1 për anglezët, që do të luajnë në transfertë dhe gjermanët janë më të avantazhuar për kualifikimin.
Megjithatë, Mourinho duket se nuk e vret shumë mendjen, dhe ka dhuruar spektakël në intervistën pas ndeshjes për “Bt Sport”.
Ai tha:
Lojtarët bën gjithçka mundeshin. A e dini sesa stërvitje ka bërë Lamela? Zero. Direkt nga dëmtimi ka shkuar në “Champions League”. Ky është ekipi ynë dhe ne provuam gjithçka. Kjo është situata jonë, është si të shkosh në luftë me armë pa fishek. Por provuam gjithçka mundëm. Nëse do të shënonim të parët, do të ndryshonte edhe historia. Ajo që më shqetëson është gjendja e lojtarëve duke parë dhe kalendarin, pasi pamë Mouran të vdekur, Lo Celso të vdekur, Bergwijn të vdekur. Por të shohim prespektivën që duket e mirë. Ajo që më shqetëson është se do luajmë në “Premier League” dhe Kupë, ky është shqetësimi i vërtet. Mos më thoni që Lamela dhe Ndombele të nisnin nga minuta e parë, sepse nuk mund ta nisnin. Dhe ja ku jemi, Chelsea po shikonte ndeshjen me ujë të gazuar me limon në televizor, ndërsa ne do të luajmë me ta të shtunën”. Ndërsa kur pyetet në konferencën për shtyp për shpërthimin e Dele Alli, Murinjo shprehet: “Nuk besoj se reagimi ishte për mua. Ai e di se përse e hoqa dhe pasi e zëvendësova Totenhemi ishte më mirë”.