Po bënin garë se kush shkonte më larg bregut, motër e vëlla mbyten tragjikisht në det

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 19.02.2020, 21:00

Një tragjedi ka ndodhur në një familje që jetonte në Mbretërinë e Bashkuar, ku motër e vëlla janë mbytur në det.

Haider Ali dhe motra e tij e vogël Malika Shamas, 18 dhe 14-vjeç, u mbytën pasi vendosën të bënin një lojë me njëri-tjetrin, për të parë se kush do të shkonte më larg nga bregu.

Në incidentin tragjik që u shënua në Essex, u përfshi edhe kushërira e tyre, e cila mundi të shpëtonte.

Mjekja ligjore e Essex, Caroline Beasley-Murray konfirmoi se vdekja e adoleshentëve kishte ardhur si pasojë e mbytjes në det.

Dy viktimat jetonin në Luton dhe kishin ardhur në detin Clacton të Essex për një udhëtim familjar.

Ngjarja ka ndodhur disa muaj më parë, ndërsa sot mjekësia ligjore përcaktoi shkaqet e plota të vdekjes së dy adoleshentëve, duke shuar dyshimet për ndonjë pistë tjetër të mundshme.

Motër e vëlla, së bashku me dy kushërinjtë e tyre, po luanin një lojë për të shkuar gjithnjë e më thellë në momentin kur ndodhi aksidenti tragjik.

Fillimisht, 14-vjeçarja kishte shfaqur vështirësi gjatë notimit. Asaj i erdhi në ndihmë menjëherë vëllai i saj, por fatkeqësisht të dy u mbytën për shkak të gjendjes së panikut që i kaploi.

Burimi: Mirror|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit