Shumë zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike, madje edhe vetë kryetari Lulzim Basha e ka akuzuar deputetin e Partisë Socialiste, Sadri Abazin se të gjithë tenderat në Dibër, po i fiton kompania e nipit të tij pa garë.
Por për tenderat që eksponentët e PD-së i kanë dhënë kompanisë “ALKO-IMPEX General Construcion”, ata kanë bërë njërin sy qorr.
Pas tenderave të përfituara nga Bashkia e Shkodrës për pastrimin e qytetit.
“JOQ Albania”, ka zbuluar një konçesion të dhënë nga Bashkia e Kamzës nën drejtimin e Xhelal Mziut për pastrimin e qytetit për 12 vite.
Ky konçesion është dhënë në maj të vitit 2018, dhe do të jetë i vlefshëm dëri në vitin 2030.
Kompania koncesionare që e ka fituar është “Eco Cleaning”, e cila ka si aksioner kryesor kompaninë e drejtuar nga nipi i Sadri Abazit, Arbër Abazi. Kjo kompani ka 95% të aksioneve të “ Eco Cleaning”, ndërsa 5% të aksioneve i përkasin kompanisë “2T” me aksioner Dritan Troksi dhe Artan Sako. Ndërsa kompania " Eco Cleaning" ka si administrator, Taulant Godrolin.
Nga ky konçesion 12 vjeçar, nipit i deputetit socialist do të përfitojë plot 16 miliard lekë.
Sipas të dhënave nga Thesari, deri tani kjo kompani ka arritur të marrë nga kjo shumë stratosferike, rreth 2 miliard lekë, ndërsa i kanë ngelur për të marrë edhe 14 miliard lekë.
Sot zyrtarët e PD-së dorëzuan në SPAK një kallëzim penal për konçesionin e Check Up-it, por a do ta bëjë të njëjtën gjë edhe me këtë konçesion të dhënë nga Bashkia e Kamzës apo do të e mbyllë gojën siç ka bërë në shumë raste të tjerë.
Ky konçesion e tregon e qartë që PD dhe PS bashkëpunojnë bashkë, pavarësisht se në publik bëjnë debate dhe madje bëjnë edhe akuza të ndërsjellta me njëra tjetrën.