Një aksident u regjistrua paraditen e sotme në aksin Tepelenë-Mallakastër, në afërsi të fshatit Qesarat.
Në aksident u përfshi një furgon i Policisë së Burgjeve, i cili u përplas me një automjet tjetër.
Nga përplasja mbeti i plagosur një prej efektivëve të Policisë së Burgjeve, i cili ndodhej brenda furgonit së bashku me disa efektivë të tjerë.
Ata po transportonin tre të burgosur, ndërsa e efektivi i plagosur u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Gjirokastrës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Lidhur me këtë ngjarja ka reaguar edhe familjari i një prej efektivëve të policisë që u përfshinë në aksident.
Ai ka dërguar një mesazh në redaksinë e JOQ Albania, ku tregon se punonjësit e policisë që po transportonin të burgosurit kanë qenë në shërbim deri në orën dy të mëngjesit.
Qytetari thotë se vetëm tre orë pasi mbyllën shërbimin, ata janë nisur për të transportuar dy të dënuarit drejt Sarandës, pasi u urdhëruan nga eprorët e tyre.
Ata janë detyruar të udhëtojnë nga Korça drejt Sarandës vetëm me tre orë pushim, duke qenë pa gjumë.
Familjari i efektivit dënon ashpër vendimin e eprorëve, duke theksuar se ata nuk interesohen aspak mbi shëndetin e policëve të thjeshtë, të cilët duhet t'u nënshtrohen urdhrave të tyre.
Mesazhi i plotë: