Një 50-vjeçar ka humbur jetën pasditen e 17 shkurtit.
Sopot Kamberi, një punonjës i Bashkisë së Delvinës, në funksion Përgjegjësi i Gjendjes Civile Delvinë, është ndjerë keq sapo ka dalë nga puna.
Ai u transportua menjëherë në spital por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë.
Dyshohet se 50-vjeçari ka pësuar arrest kardiak.