Vijojnë donacionet për Shqipërinë, ku Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dhuruar një shifër befasuese për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.
Bëhet me dije se do të dhurohen plot 70 milionë euro, ku vetë ky vend do të ndërtojë 2 mijë njësi banimi.
“Vendi ynë e bën këtë në kuadër të një partneriteti të gjatë. Ne do të ofrojmë 70 milionë euro për 2000 njësi banimi në Shqipëri.”- ka thënë ministri i Jashtëm gjatë fjalës së tij.
Konferenca 'Together for Albania' po zhvillohet në këto momente në Bruksel, ku po mblidhen ndihma nga shumë shtete për të mbështetur vendin tonë.
Deri më tani, shifra e donacioneve ka shkuar mbi 1 miliardë euro.