Pas Greqisë dhe Italisë, edhe Serbia ka dhënë donacionet e saj në kuadër të konferencës që po mbahet në Bruksel 'Together for Albania'. Shumë shtete kanë dhuruar miliona euro për t'i ardhur në ndihmë Shqipërisë, pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit që la pasoja të mëdha.
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabić gjatë fjalës së saj ka bërë me dije se Serbia do t'i dhurojë 2 milionë euro grante Shqipërisë në procesin e rindërtimit.
Brnabić shtoi më tej që Shqipëria ta pranojë këtë ndihmë në shenjë miqësie dhe të mbështetjes së Serbisë, pikërisht në momentin kur partnerët ndodhen në nevojë.
Ajo tha gjatë fjalës së saj në konferencën në Bruksel:
Kujtojmë që Greqia dhuroi 2.5 milionë euro dhe premtoi ndërtimin e 200 shtëpive në Shqipëri. Nga ana tjetër, Italia dhuroi plot 65 milionë euro për të prekurit nga tërmeti.