JOQ Albania
Home

Holanda sërish jo për çeljen e negociatve, kërkohet rezultat i dukshëm në luftën kundër korrupsionit
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 16/02/2020 23:47

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Qëndrimi i Holandës për hapjen e negociatave  të Shqipërisë me BE-në nuk ka ndryshuar. Sipas ‘newsbomb’ qeveria holandeze është sërish kundër për çeljen e negociatve me Shqipërinë.

Hapja e negociatave për ta konsiderohet si i parakohshëm pa patur rezultate të prekshme në terren veçanërisht kundër krimit dhe korrupsionit.

Por thuhet se tonet mund të jenë zbutur, pak këtë herë pasi herën e kaluar Holanda ishte e prerë JO për Shqipërinë. Ndërsa këtë herë kërkohen rezultate pozitive në luftën kundër korrupsionit. Në qëndrimin e qeverisë në Amsterdam thuhet:

Hollanda nuk mund t’i paraprijë vendimit mbi hapjen e negociatave me Maqedonine e Veriut dhe Shqipërinë. Kjo gjë kërkon progres të prekshëm në terren, veçanërisht me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Komisioni do të raportojë së shpejti për këto. Hollanda është në pritje të ketij raporti.’’

Ndrësa nga ana tjetër shqiptarët po largohen për ditë e më shumë nga vendi, aq sa Shqipëria rrezikon të mbetet pa krah pune.

Foto ilustruese