JOQ Albania
Home

Detajet/ 24-vjeçari që humbi jetën në Amerikë, nipi i ish-kryetarit të Komunës në Malësinë e Madhe
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 16/02/2020 17:06

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Michigan të SHBA-ve, ku një i ri shqiptar ka humbur jetën ditën e djeshme. Viktima është Aleksandër Veshtaj, një 24-vjeçar i cili vdiq nga një aksident tragjik.

Mirëpo, të tjera detaje bëhen me dije për Aleksandër Veshtajn. Një qytetar i ka dërguar një mesazh redaksisë së JOQ Albania, ku bën me dije disa të dhëna për të riun e vdekur.

24 -vjeçari ka ndërruar jetë nga një aksident me makinë, ku ende nuk dihen rrethanat. Më tutje, raportohet se ai ishte nipi i Gjovalin Veshtajt, ish- kryetar i Komunes Kastrat në Malësinë e Madhe.

Kjo ngjarje e rëndë është një tragjedi e madhe për familjen e komunitetit shqiptar në Michigan, shkruan qytetari.

Mesazhi i qytetarit

Pershendetje joq, ky eshte Aleksander Veshtja. Ka vdek dje ne Michigan USA. Aksident me makine 24 vjec. Ala nuk dihen rrethanat. Asht nipi i ish kryetarit te komunes Kastrat malesi e madhe i pd. Tragjedi e madhe fort per familjen e komunitetit shqiptar i Michiganit. Asht prej Bajz Kastratit. Nipi i Gjovalin Veshtit.