JOQ Albania
Home

Dalin emrat e katër shqiptarëve që dhunuan dhe grabitën biznesmenin 85-vjeçar në Itali
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 16/02/2020 14:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Detaje të reja janë zbardhur nga grabitja e regjistuar në Lignano të Italisë, ku katër shqiptarë lidhën dhe dhunuan barbarisht një biznesmen 85-vjeçar, të cilit i morën paratë që mbante në shtëpi .

Së fundmi janë zbuluar emrat e shqiptarëve, të cilët u arrestuan nga karabinierët.

Ata janë: Taulant Frroku, 30-vjeç, Zef Haxhia, 29-vjeç, Aviljam Vuka, 28-vjeç dhe Eugen Gjonaj, 26-vjeç, të katërt rezident në Forli.

Katër shqiptarët e arrestuar u dërguan në burgun e Udines, në pritje të vendimit të gjykatës. Ata akuzohen për plaçkitje dhe dhunim.

Biznesmeni që ra pre e grabitjes dhe dhunës së ushtruar nga shqiptarët është Giuseppe Sparta, i cili menaxhon një zonë në plazhin e Lignanos.

Ai u lidh këmbë e duar dhe u dhunua nga agresorët.

85-vjeçari ndodhet në spital, ku mjekët i kanë konfirmuar se i janë thyer të paktën katër brinjë.

Në një prononcim për mediat italiane, ai tha se pak kohë më parë kishte rënë pre e një tjetër grabitjeje.

I moshuari tha se pas grabitjes së parë, ai nuk mbante në shtëpi më shumë se një mijë euro.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesnatën e së premtes.