JOQ Albania
Home

“Do t’ju vras”, burrit nga Tirana i “fluturon mendja”, kërcënon me jetë bashkëshorten dhe tre fëmijët
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 16/02/2020 12:10

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një 54-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe tre fëmijëve.

Burime nga Policia bëjnë me dije se shtetasi Osman Memaj u arrestua në flagrancë në banesën e tij, duke kërcënuar se d0 të vriste bashkëshorten dhe tre fëmijët e tij.

Ai u kap me një pistoletë në dorë, ndërsa gjatë ushtrimit të kontrollit në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan dy armë zjarri, një sasi fishekësh luftarak për pistoletë dhe pushkë, tre kallëp tritoli, si dhe një thikë.

54-vjeçari akuzohen për veprat penale "Dhuna në familje", "Armëmbajtja pa leje", "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta".

Ngjarja është regjistruar në fshatin Gurrë e Vogël.

Njoftimi i policisë: 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 Tiranë, me marrjen e njoftimit se në fshatin Gurrë e Vogël, të Njësisë Administrative Petrelë, një shtetas po kërcënonte me armë zjarri bashkëshorten dhe tre fëmijët, në banesë, menjëherë organizuan punën dhe në kuadër të operacionit policor të koduar “Befasia”, bënë kapjen në flagrancë të shtetasit: O. M., 54 vjeç, banues në Gurrë të Vogël, Tiranë.

Ky shtetas, në mënyrë sistematike ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij dhe 3 fëmijëve të tyre dhe në momentin e ndërhyrjes së Policisë, 54-vjeçari u kap me pistoletë në dorë, me fishek në fole gati për qitje duke kërcënuar bashkëshorten dhe tre fëmijët për t’i vrarë.

Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në banesë dhe gjatë kontrollit gjetën dhe sekuestruan dy armë zjarri (pistoletë e pushkë), një sasi fishekësh luftarak për pistoletë dhe për pushkën, tre kallëp tritoli dhe një thikë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit O. M., për veprat penale “Dhuna në familje”, “Armëmbajtja pa leje”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.