Një çift bashkëshortësh kanadezë kanë mbetur të shokuar pasi teksa ishin duke gatuar darkën, gjetën një bretkosë të gjallë në brendësinë e një speci jeshil.
Pavarësisht se ishte në një kontakt shumë të afërt me mjetin prerës, bretkosa nuk pësoi asnjë dëmtim dhe çifti e vendosi atë prej specit në një enë të posaçme.
Ata vetë si dhe autoritetet kanadeze, nuk kanë asnjë ide se si amfibi i vogël arriti të futej brenda një speci të gjelbër.
Pas zbulimit të tyre befasues, çifti e dorëzoi amfibin bashkë me specat e blerë në një supermarket vendas në Ministrinë së Bujqësisë, të Peshkimit dhe Ushqimit në Quebec (MAPAQ) dhe e vranë krijesën e vogël.
Nga çfarë u zbulua është mësuar se bëhet fjalë për një bretkosë jeshile dhe se me shumë mundësi është rritur në Honduras.
Mbetet një mister se si amfibi përfundoi në spec pasi në të nuk ekzistonte ndonjë çarje e dukshme.
Autoritetet kanadeze hasin në rreth 20 raste si ky çdo vit, por zakonisht bëhet fjalë për merimanga dhe insekte.
Ndërkohë bretkosa është dërguar në laborator ku edhe janë bërë disa analiza të amfibit për të mësuar më shumë rreth tij dhe si përfundoi në brendësi të specit.
Shumë kanë supozuar se ajo ka qenë duke ngrënë specin dhe thjesht çifti nuk ka dalluar vrimën e hapur prej bretkosës.
Marrë nga: Ladbible Përshtati dhe Përktheu: JOQ Albania