"Ja dhe Zvërneci gati të presë sezonin turistik 2020. Mirësëvini!"
Kushte aspak të këndshme për t'u parë tregohen qartë përmes disa imazheve nga Zvërneci i Vlorës. Vendi është mbushur me mbeturina dhe ndërkohë rrugët janë të pashtruara ashtu sikurse shihen qartë gropat e mbushur me ujë dhe me baltë.
Asnjë masë nuk është marrë nga institucionet, të cilët e kanë lënë në harresë këtë vend e mesa duket po 'flenë gjumë'.
Ky ishull duhet të jetë në fakt një pikë atraksioni për qytetarët, por asnjë investim nuk po shihet sa i takon turizmit, aq më tepër Zvërnecit.
Këto pamje vërtet janë mjaft shqetësuese qoftë edhe për promovimin e turizmit në jug të vendit tonë.