Keti Bazhdari, ish-kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë Shkodër, zgjodhi Shën Valentinin për të kurorëzuar martesën e saj.
Në një ceremoni mjaft private, Keti dhe Kleidi Gjonej, i thanë “po” njëri-tjetrit në altarin e Kishës.
Vetëm tre ditë para ceremonisë së martesës ata kanë bërë festën e tyre të beqarisë, mes shumë miqve të përbashkët. Atmosfera e festës ishte e ndezur, por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen është torta surprizë që bashkëshorti kishte bërë për Ketin.
Siç shihet dhe nga fotot e postuara nga vetë çifti, torta katrore, ka të vendosur përsipër formën e organint gjenital të mashkullit.
Një surprizë intime, por që është bërë publike për të gjithë miqtë.