Një 42-vjeçar shqiptar, i cili akuzohej për dhunë dhe sulm seksual ndaj dy grave, është arrestuar me 13 vite burg.
Sipas mediave të huaja, Altin Bushati nga Pennymead, Harloë në Angli me anë të dhunës detyronte gratë të kryenin marrëdhënie seksuale me të.
Të dy sulmet u zhvilluan në adresat në Harloë, i pari në korrik 2016 dhe i dyti 12 muaj më vonë. Ai u arrestua në 7 korrik 2017. Pas një hetimi të gjerë dhe të plotë ai u akuzua në Shtator 2019 dhe, u shpall fajtor të enjten, 13 shkurt, pavarësisht mohimit të akuzave nga ana e tij.
Bushati u shpall fajtor për katër akuza për përdhunim, dy akuza sulmi me depërtim dhe një akuzë sulmi seksual. Ai u burgos për gjithsej 13 vjet dhe do të deportohet në Shqipëri pas përfundimit të dënimit të tij.
Oficeri dhe Hetuesi i Përkohshëm i Detektivit Ben Rushmere tha:
Burimi: guardian-series.co.uk | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA