Denoncimi: Kryebashkiaku socialist rrihet nga i ‘forti’ i Beratit në zyrë, nuk i dha tenderin e rrugës së Kalasë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 13.02.2020, 20:19

Një denoncim është publikuar nga portali amerikan ATNA, ku një punonjëse e bashkisë Berat ka shkruar se kryebashkiaku Ervin Demo është dhunuar nga i forti Gramos Toto, i njohur me nofkën 'Moku'. Bëhet me dije se ai është rrahur në zyrë, ku Toto kishte marrë edhe 10 persona të tjerë me vete dhe u paraqitën në zyrën e Demos.

Sherri ndodhi pasi kryebashkiaku socialist nuk i dha Moku-t tenderin e rrugës së Kalasë, por ia dha një tjetër kompanie.

'O legen, unë t'i pres këmbët', iu drejtua Toto kryebashkiakut.

Nga ana tjetër, denoncuesja shkruan se policia po e mban të fshehur ngjarjen.

Denoncimi:

Une jam nje punonjese e Bashkise Berat. Duke marr shkas nga denoncimi qe publikuat diten e djeshme ku bandat kishin dhunuar kryetarin e Bashkise Elbasan, dua te denoncoj tek ju nje tjter ngjarje te rende qe e kam pare me syte e mi. Para dy javesh, i forti i Beratit qe njihet me emrin MOKU, me emrin e tij te vertete Gramos TOTO, ka rrahur dhe dhunuar ne syte te administates e Bashkise, kryetarin e Bashkise Berat, Ervin Demo. Moku me 10 persona ka hyre ne zyren e kryetart dhe bertiste, pse ia dhe tenderin e rruges se Kalase nje firme qe nuke shte nga Beriti dhe pse nuk ma dhe mua. ” O legen, une ti pres kembet, une te zhduk”- bertiste Moku. Ndersa kryetari nuk nxirrte asnje fjale dhe degjohesin shpullat ne fytyren e kryetarit. Moku e rrahu kryetarin e Bashkise se ky i fundit nuk dha atij tenderin e rruges se kalase por ia dha nje firme tjter. Edhe Rama ka marr vesh per kete ngjarje por nuk ka reaguar ende. Policia u telefonua nga kryetari por kur erdhi ne Bashki, nuk beri asnje veprim nga frika qe kishin.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit