Grafiku i frikshëm, Popullsia e Shqipërisë në rënie pa kthim, shtesa natyrore drejt shuarjes, përkeqësohet edhe në 2019-n

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 13.02.2020, 18:07

Rritja e popullsisë së Shqipërisë po shkon drejt shuarjes, teksa shtesa natyrore, në pikiatë. Vitin e kaluar shënoi rënie me 7.1% në raport me 2018.

Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se gjatë vitit 2019, shtesa natyrore që mat diferencën midis lindjeve dhe vdekjeve, ishte vetëm 6624 persona. Një vit më parë, shtesa natyrore ishte 7130 persona, ndërsa në vitin 1990, shtesa natyrore ishte 64 mijë persona në vit, ose gati 12 herë më e lartë se në vitin 2019.

Në vitin 1990 kishim 82 mijë lindje kundrejt 28 mijë lindje në vitin 2019, ose gati tre herë më pak.

Në vitin 1990 kishim 18 mijë vdekje në vit, ndërsa në vitin 2019 janë shënuar mbi 22 mijë vdekje në vit, kjo për shkak edhe të plakjes së popullsisë, duke pësuar një rritje me 20% në raport me vitin 1990, shkruan "monitor.al".

Gjatë vitit 2019 kanë lindur 28.561 foshnja, duke shënuar një rënie me 1,3%, krahasuar me një vit më parë. Numri i vdekjeve, në vitin 2019 ishte 21.937 persona, duke shënuar një rritje me 0,6%.krahasuar me një vit më parë.

2019, lindjet me rënie në 8 qarqe

Gjatë vitit 2019, katër qarqe të vendit kanë shënuar rritje të numrit të lindjeve, në krahasim me vitin 2018, ndërsa tetë të tjerë kanë pasur rënie. Numri më i madh i lindjeve shënohet në Qarkun e Tiranës, me 9.321 lindje, ndërsa ai më i vogli regjistrohet në Qarkun e Gjirokastrës, me 506 lindje për vitin 2019.

Rritjen më të madhe në përqindje të lindjeve gjatë vitit 2019, krahasuar me vitin 2018, e zë Qarku i Kukësit me 15,9%, ndërsa rënien më të madhe në përqindje e zë Qarku i Lezhës me 7,6%.

Vdekjet, bien në Elbasan rriten në Kukës

Gjatë vitit 2019, gjashtë qarqe të vendit shënuan ulje të numrit të vdekjeve, në krahasim me vitin 2018, ndërsa gjashtë të tjera shënuan rritje. Numri më i vogël i vdekjeve shënohet në Qarkun e Kukësit me 539 vdekje, ndërsa ai më i madhi në Qarkun e Tiranës me 5.389 vdekje, për vitin 2019. Rënien më të madhe në përqindje të vdekjeve gjatë vitit 2019,krahasuar me vitin 2018 e zë Qarku i Elbasanit me 5,6%, ndërsa rritjen më të madhe në përqindje e zë Qarku i Kukësit me 7,4%

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit