JOQ Albania
Home

Legjenda e arbitrimit/ Collina: Qëllimi është të mos ketë nevojë për VAR
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 13/02/2020 16:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Legjenda e arbitrimit, Pierluigi Collina, ka dhënë disa komente lidhur me VAR-in, tekonologjinë e cila ka pasur kohët e fundit një ndikim të jashtëzakonshëm në futboll.

Shumë tifozë kritikojnë VAR-in se ka humbur emocionin e futbollit, ndërsa pak a shumë në këtë linjë është edhe Collina, i cili ka thënë se gjyqtarët duhet t’i marrin vendimet sikur nuk ekziston VAR-i.

Ai tha:

Gjyqtari duhet të vendosë sikur teknologjia të mos ekzistonte. Qëllimi është të mos ketë nevojë për VAR, sepse vendimet janë korrekte dhe kjo është arsyeja pse ne punojmë dhe përgatitemi. Ai e di që ka një mbrojtje që mund ta ndihmojë atë për të përmirësuar gabimin, por nëse gabimi mbetet, pa marrë parasysh kush gjykon atë, faji mbetet te gjyqtari kryesor.

Kujtojmë që Pierluigi Collina mbahet mend si gjyqtari më i mirë në futboll dhe një nga më autoritarët.