Disa ditë më parë, JOQ Albania publikoi një skandal, ku televizioni publik shqiptar, RTSH, transmentonte pamje aspak të hijshme dhe jo-edukative.
Në fotot e publikuara nga redaksio e JOQ Albania, shihej një burrë, ashtu siç e kishte bërë nëna, ndërsa pamjet u transmentuan pa asnjë lloj filtri.
Mesa duket RTSH-ja vijon sërish "çmendurinë" e saj, duke transmetuar të tjera pamje +18.
Së fundmi, redaksia e JOQ Albania ka zbuluar të tjera pamje, që tregojnë papërgjegjshmërinë e TVSH-së, e cila paguhet nga paratë e taksapaguesve shqiptarë.
Në foton e kapur nga një emision i RTSH shihet një tjetër mashkull terësisht i zhveshur, i cili ka kthyer shpinën.
Ende mbetet e paqartë arsyeja që RTSHnuk i censuron dokumentaret përpara se t'i transmetojë, pasi teknologjia të ofron mundësira pafund për të vendosur filtra, pasi mund të ketë edhe fëmijë që mund t'i shohin këto pamje.
Vlen të theksohet se përtej propagandës, shërbimi i RTSH lë shumë për të dëshiruar, gjë e cila konstatohet nga vetë qytetarët, të cilët janë ankuar jo shpesh herë për programacionet që televizioni shtetëror transmeton.
Ndonëse RTSH trumpeton se quhet televizioni i të gjithë shqiptarëve, pamjet e publikuara së fundmi dëshmojnë qartë për nivelin e shërbimit të tyre ndaj publikut.
Mesa duket, me këto pamje, RTSH ndoshta ka dashur të solidarizohet me kryeministrin Rama, të cilit disa vite më parë iu bënë publike fotot nudo.