Një e re e diplomuar në mbrojtjen e mjedisit, thotë se ajo është e frikësuar për të sjellë në jetë fëmijë në botë, për shkak të ndryshimit të klimës. Vajza nga Melbourne, Alice Trumble, një anëtare e audiencës në Q&A të ABC, tha se ajo filloi të përjetonte “ankthin e klimës” disa vjet më parë pasi mbaroi studimet e saj.
E reja është shprehur:
Trumble tha se ajo luftoi me ankthin e saj pasi dëshironte të krijonte një familje, por nuk ishte në gjendje ta justifikonte atë për shkak të shqetësimeve mjedisore. Megjithatë, problemeve dhe shqetësimeve serioze të vajzës i është përgjigjur një psikologe, e cila shprehet se gjithccka që ajo ka përjetuar është normale, pasi kur ke njohuri kaq të thella në këtë fushë, frika është normale të të kaplojë.
***
Burimi: DailyMail|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania