Një i burgosur është arratisur mbrëmë nga Burgu i Dubravës. Sipas Shërbimit Korrektues të Kosovës, i burgosuri M.K. është larguar nga Pavijoni Gjysmë i Hapur i Qendrës Korrektuese të Dubravës rreth orës 18:00, raporton JOQ Kosova.
I burgosuri ishte i dënuar me 7 muaj për veprën penale – sulm ndaj personit zyrtar dhe po vuante dënimin. Për rastin ShKK ka njoftuar Policinë dhe menjëherë është bërë fletë-rreshtimin. Ai pritet të arrestohet dhe të dënohet edhe për arratisje.