Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vizitën e parë do të kryejë që në javën e dytë të punës, dhe ajo do të jetë në Shqipëri.
Në agjendën që është bërë e ditur nga Zyra e Kryeministrit, Kurti do të zhvillojë takime me krerë institucionesh dhe opozitës në Shqipëri, raporton JOQ Kosova.
Albin Kurti së pari do të takohet me homologun Edi Rama, me të cilin do të mbajë konferencë për media.
Pas Ramës, Kurti do të takohet edhe me presidentin Ilir Meta, kryeparlamentearin Gramoz Ruçi dhe kryeopozitarin Lulzim Basha.