Një denoncim i rëndë është bërë në adresën e ish-Kryeministrit Sali Berisha, ku tregohet se një plagosje me armë është mbajtur e fshehtë nga policia e Elbasanit. Sipas shkrimit të Berishës, një kriminel ka goditur disa herë me pistoletë një djalë të ri.
Në denoncimin që bën qytetari, policia nuk ka treguar në lidhje me ngjarjen dhe as nuk e ka ndjekur atë. Kjo, për shkak se autori ka lidhje me ish-kreun e bashkisë Elbasan, Qazim Sejdini.
Sipas denoncuesit, Florjan Lamçja, ka qëlluar Rodi Bylukbashin. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Skënderbe”.
Autori dyshohet të jetë shok me dhëndrrin e vogël të Sejdinit, e për rrjedhojë, ky i fundit ka ndërhyrë për të mos u mësuar e vërteta.
Postimi i plotë i Sali Berishës:
