Aktori i famshëm i Hollywood Kirk Douglas ka ndërruar jetë në moshën 103 vjeçare.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur djali i tij Michael Duglas në një postim në instagram.
I biri i tij shkruan:
Sipas Michael Babai i tij “kishte jetuar mirë, dhe ai po lë pas si trashëgimi filma, të cilat do të jetojnë edhe në brezat që do vijnë, dhe një histori si një filantrop i njohur që punoi për të ndihmuar njerëzit dhe për të sjellë paqen në planet”.
Aktori i madh ka lënë gjurmë në kinematografinë botërore me filmat “Spartacus’, ‘’Champion’’, ‘’Paths of Glory’’ etj.
“Unë nuk e fillova këtë rrugë për të qenë ylli i filmit. E fillova të isha aktor … Ju humbni gjurmët e qenies njerëzore pas imazhit të yllit të filmit”, shprehet ndër të tjera Douglas, fjalë këto të cilat do të linin gjurmë për këdo që ishte pjesë e kësaj industrie, por edhe më gjerë.
Kujtojmë që Douglas ishte fëmija i dy emigrantëve rus i cili luajti si aktor pas luftës së dytë botërore.
Marrëdhënia e tij e mirë me Burt Lancester bëri që ai të bashkëpunonte edhe tek shtatë filma të tjerë, duke përfshirë “Gunfight at OK Corral” dhe thrillerin politik “Seven Days in May.”
Burimi: Evening Standard |Përktheu dhe Përshtati:JOQ Albania