Edhe pse në një moshë të madhe, nëna e yllit të Romës, Nikolo Zaniolo, njihet nga të gjithë për pamjen e saj mjaft tërheqëse dhe elegante.
Pikërisht, për këtë fakt, Françeska Kosta ngacmohet shpesh në rrjetet sociale, apo emri i saj thirret shpesh edhe nëpër stadiumet e Serisë A.
Sikur mos mjaftonin ngacmimet, së fundmi, asaj i kanë vjedhur pjesët e makinës në Romë.
Mirëpo ajo nuk e ka vrarë aspak mendjen dhe e ka shpërndarë këtë në rrjetet sociale teksa i uron një ditë të mbarë të gjithë atyre që nuk humbasin mundësinë për t’i bërë surpriza të mëdha.