Igli Tare vazhdon ta mbushë akademinë e Lazios me futbollistë shqiptarë. I radhës është talenti korçar, Dean Liço, i cili është bashkuar së fundmi me ekipin italian.
Nëpërmjet një postimi në “Instagram”, ish-lojtari i Skënderbeut shihet duke hedhur firmën te Lazio, teksa shkruan me krenari që do t’i bashkohet lacialëve.
Në fillimin e këtij viti duke u stërvitur me ekipin e Skënderbeut.
Mesfushori i talentuar që është pjesë edhe e Kombëtares së Shqipërisë, kishte gjetur fillimosht akordin me ekipin e Peruxhias në Itali, por situata ka ndryshuar.
Papritur vjen një lajm i ri nga Dean Liço, që ka hedhur një hap të madh në karrierë duke u bashkuar me një nga ekipet më të mëdhaja italiane, siç është Lazio.