Emigrantëve i’u zhvaten 55 milionë euro/ Union Net merr pjesën më të madhe të dërgesave

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 04.02.2020, 18:05

Komisionet e larta që aplikojnë agjencitë e transfertave të parave u marrin emigrantëve dhe familjeve shqiptare të paktën 55 milionë euro në vit padrejtësisht.

Në vitin 2015, Banka Botërore, Komisioni Europian dhe organizata e kombeve të bashkuara shpallën objektivin që kostot e dërgimit të parave nga jashtë të zbresin në nivelin 3 për qind të shumës së dërguar brenda vitit 2030.

Sipas aksion planit të shpallur në samitin e valutës në Maltë, ulja e kostove për dërgesat duhet të fillonte menjëherë. Por të dhënat zyrtare nga Banka tregojnë se në Shqipëri, komisionet e dërgesave vazhdojnë të mbeten të pandryshuara dhe në nivele shumë të larta.

Sipas Bankës në fund të vitit të kaluar kostoja mesatare e dërgimit të parave në Shqipëri ishte 9.5 për qind, ose mbi 3 herë më shumë se sa objektivi i shpallur nga Bashkimi Europian dhe OKB.

Pjesa dërrmuese e remitancave në Shqipëri, rreth 850 milionë euro në vit dërgohen përmes agjencive të transfertave për shkak të mbulimit më të gjerë që ato kanë. Vetëm për këto agjenci, të cilat sipas Bankës së Shqipërisë kanë krijuar një treg duopol me konkurrencë të kufizuar, emigrantët dhe familjet shqiptare paguajnë 55 milionë euro në vit padrejtësisht. Pjesën e luanit të këtyre parave e merr union net, agjenti vendas që ka francajzin e Western union.

Komisionet e larta për dërgesat e emigrantëve janë pranuar publikisht edhe nga institucionet vendase. Dy vjet më parë, Ministria e Diasporës dhe Banka e Shqipërisë deklaruan se Shqipëria ka kostot më të larta të dërgimit të parave në rajon duke kërkuar publikisht uljen e tyre. Por sërish emigrantët dhe familjet shqiptarë vazhdojnë të paguajnë padrejtësisht mbi 55 milionë euro në vit vetëm për agjencitë e transfertave./ Top Channel

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit