JOQ Albania
Home

Anti-KÇK bën namin, shpartallon kriminelët e biçikletave
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 04/02/2020 17:12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ka kohë që kryeministri Edi Rama ka thënë se forcat ‘Anti-KÇK’ do të bënin namin ndaj krimit dhe kriminelëve.

Dhe nami po bëhet por jo ndaj kriminelëve që kanë kryer vrasje dhe krime si trafiku i lëndëve narkotike.

Kjo pasi janë duke u marrë me ‘kriminelët’ e biçikletave. Me anë të një njoftimi është bërë e ditur se është kapur dhe ndaluar nga shërbimet e komisariatit të Policisë nr.2 një shtetas që kryente vjedhje biçikletash.

Në vend një numër i madh vrasjesh janë ende të pazbardhura dhe ata që i kanë kryer ende nuk dihet se cilët janë, por ‘Anti-KÇK’ e ka nisur luftën nga hajdutër e biçikletave... A thua se janë ata që po e bëjnë jetën aq shumë të pasigurtë në Shqipëri. Pyetja që lind është se kur do të arrestohen kriminelët e vërtetë?!

Se kur do të hetohen politikanët për pasurinë që kanë?! Kur do të hetohen dhe kapen ata që po e vjedhin këtë vend pa pushim?! Kur do të hetohen dhe arresohen të gjithë ata që po i varfërojnë për ditë e më shumë shqiptarët...

Njoftimi i policisë:

Kapet dhe ndalohet nga shërbimet e komisariatit të Policisë nr.2 një shtetas që kryente vjedhje biçikletash. Gjithashtu po nga këto shëbime gjatë kontrolleve është kapur dhe ndalur edhe një shtetas që ka thyer masën e sigursë "Arrest shtëpie" Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, kapjen e vënien para drejtësisë të autorëve, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë nr 2, pas analizimit të pamjeve filmike dhe lokalizmit të vendodhjes së një personi që dyshohet si autor i vjedhjes së biçikletave , kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:  Gj. D., 36 vjeç, banues në Tiranë ( i dënuar më parë për veprën penale vjedhje). Shtetasi Gj. D., dyshohet se në datën 28.01.2020,  rreth orës 17.00,  ka vjedhur biçikletën e një shtetasi në rrugën "Faik Konica". Gjithashtu ky shtetas dyshohet edhe për disa vjedhje të tjera  të biçikletave ku në bashkëpunim  me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e tyre me prova ligjore. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gyqësor Tiranë për veprën penale "Vjedhja" .’’