Zyrtarët e Partisë Demokratike kanë akuzuar shumë herë se kompanitë e Safet Gjicit, të cilat ia ka lënë nën administrim vëllait të tij, Lavdrim Gjici janë përfitues të tenderave të shumtë.
Sipas demokratëve, Gjici ka fituar para nga tenderat publike, por çfarë do thonë kësaj herë që tenderin, kompania “ Kevin Konstruksion” e ka fituar në të vetmen bashki që drejtohet nga të djathtët.
Bashkia e Shkodrës i ka dhënë një tender prej 210 milionë lekësh për rikonstruksionin e shkollës së mesme “ Jordan Misja”. Edhe pse tenderi ishte mbyllur që në shtator të vitit 2019, ai është bërë publik me 28 janar 2020. Një tjetër fakt që bie në sy është se për këtë tender kanë marrë pjesë 15 kompani . Punimet për rikonstruksion e kësaj shkolle do të kryhen brenda 3 muajve.
Ndërsa nga kërkimet rezulton se kjo kompani e cila që prej vitit 2014 drejtohet nga Lavdrim Gjici ka fituar 7 tendera që kapin shifrën e 1.1 miliardë lekësh.
Do vazhdojë PD të akuzojë Safet Gjiicin se po gllabëron taksat e shqiptarëve, apo kësaj herë do bëhet palë me të?