Situata e virozave në vend sa vjen dhe përkeqësohet. Të parët që janë prekur nga gjendjet gripale e nga virozat, pa dyshim që janë fëmijët e vegjël.
Ata janë “viktimat” më të lehta, të cilat i drejtohen me shpejtësi edhe spitaleve për të marrë ndihmën e parë. Por, situata në vendin tonë duket se është gjithmonë e më katastrofike, sa i takon mjekëve.
Nga urgjenca e Pediatrisë në QSUT vjen denoncimi i një qytetari, i cili thotë se ka që në mëngjes që pret të vizitojë fëmijën e tij dhe ka ende 20 persona të tjerë në radhë, para se të marrë shërbimin e nevojshëm. Sipas qytetarit, problemi nuk është tek aftësia e mjekëve, pasi dy mjekët e vetëm që ndodhen në urgjencë po bëjnë ç'është e mundur për të vizituar pacientët e vegjël.
Problemi qëndron në mungesën e numrit të mjekëve, pasi është e pamundur qëvetëm dy mjekë të përballojnë këtë fluks pacientësh. E si të mos mjaftonte kjo, duke qenë se situata e krijuar është kritike, me prindër të acarauar e fëmijë që vuajnë ca nga temperatura, ca me kollë e teshtima, shefi i turnit serbes-serbes, jo vetëm që nuk e merr mundimin të riorganizojë punën e të shtojë stafin mjekësor, por thotë se duhet të mjaftohen me ata dy mjekë.
Qytetari shkruan kështu në denoncimin e tij pranë JOQ: