Pas njëzet vjetësh pune në sektorin financiar, Hansruedi Ramsauer një ditë vendosi të linte gjithçka për të ndjekur pasionin e tij, artin dixhital. Pasi hapi një kompani për krijimin e faqeve në internet, Ramsauer studioi Photoshop dhe u bë shumë i aftë me manipulimet fotografike.
Duke përzier elemente të ndryshme, artisti krijon kompozime surrealiste të vlerësuara shumë në internet. Ai tregon se fillimisht u frymëzua nga punimet e të tjerëve në Unspalsh dhe Instagram, për të vijuar më pas me talentin e tij.
Punët e këtij fotografi bazohen më së shumti tek kontasti mes dy forcave: urbanistikës dhe natyrës. Disa nga imazhet e tij i gjeni më poshtë.
***
Burimi: MyModernMet|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania