Skandali me transfertat e parave/ Union Net përdor si “maskë” kompaninë prestigjoze, për të rritur komisionet

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 29.01.2020, 19:30

Skandalet financiare dhe aferat korruptive në Shqipëri po njohin gjithnjë e më tepër rritje.

Së fundmi, një tjetër skandal i madh financiar është bërë publik në media.

Bëhet fjalë për për kompaninë prestigjoze të shkëmbimit, Western Union, e cila përfaqësohet në Shqipëri nga Union Net dhe përdoret gjerësisht nga shqiptarët për t'iu dërguar para të afërmve në shtete të ndryshme të botës, ose anasjelltës.

Western Union në Shqipëri përfaqësohet nga Union Net, një kompani e themeluar në vitin 2014, nga kompania Arch Investor, në pronësi të vëllezërve Edmond dhe Niko Leka. Nëse i hedhim një sy faqes zyrtare të Western Union, në fund të saj, thuhet se shërbimi i transfertave të parave, kryhet në Shqipëri nëpërmjet Union Net. Deri këtu nuk ka asgjë të keqe. Por, Gazeta Shqip hulumtoi mbi tarifat që Union Net përdor për klientët shqipëtar në Shqipëri dhe anembanë botës.

Në një situatë normale, Western Union si kompani francaise në Shqipëri, duhet të kishte tarifa të njëjta me ato që janë publikuar në faqen e saj zyrtare. Por kjo nuk ndodh! Nëse i hedhim një sy faqes https://albania.wu.com/send_money, aty janë të përfshira të gjitha tarifat zyrtare, për transferimin e parave nga Shqipëria në të gjitha destinacionet e botës.

Për ta konkrretizuar më tej këtë, Gazeta Shqip zgjodhi të transferojë me Western Union shumën prej 100.000 lekësh të reja, drejt Italisë, Gjermanisë, Greqisë, Francës, Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe. Në të gjitha rastet, komisioni i përdorur është 2.000 lekë të reja.

Por, le të shkojmë tek faqja e Union Net, e cila ka ekskluzivitetin e Western Union në Shqipëri. Në faqen e saj zyrtare, https://unionifinanciar.al/?page_id=6485, janë publikuar të gjitha tarifat e transferimit të parave, drejt shteteve të botës. Ndryshe nga Western Union, tek faqja e Union Net tarifa e komsionit është vendosur me fasha të ndryshme parash. Nëse zgjedhim shumën e dërgesës, mes 800 deri në 1100 euro, (ku përfshihet edhe vlera që vendosëm mësipër tek Western Union), do të shohim që komisioni i transferimit është 47 euro, ose rreth 6.000 lekë të reja, për të njëjtat shtete që kemi zgjedhur.

Pra, e thënë ndryshe, Union Net u merr shqiptarëve 3-fishin e komisionit për transfertat e parave, duke përdorur logon e kompanisë prestigjoze Western Union. Ky maskim është një barrë e rëndë e xhepave të shqiptarëve, të cilët besojnë tek Western Union, por që përdoren komisione abusive nga kompania shqiptare Union Net.

Nuk dihet sesi ky skandal i madh financiar është fshehur gjithë këto kohë dhe nëse Western Union është në dijeni të këtyre komisioneve “të kripura”, të vendosura nga Union Net.

Gazeta Shqip do të publikojë në vijim detaje të reja, për mënyrën e transferimit të parave duke ekspozuar fakte sesi i shmangen hetimit financiar transfertat nga bota e errët e krimit.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit