Një vrasje e rëndë ndodhi pak minuta më parë në qendër të Korçës. Një person është qëlluar për vdekje.
Ngjarja ka ndodhur në pazarin e Korçës. Viktima është identifikuar si Dashnor Osmani, 50 vjeç.
Dëshmitarë nga vendngjarja tregojnë për JOQ Albania se viktima është goditur me sopatë nga një person, në sy të gruas.
Viktima shiste banane në rrugë. Ndërkohë mësohet se është arrestuar autori Zamir Topi, 42-vjeç.
Bëhet me dije se autori dhe viktima janë nga fshati Poceste i Korçës. Vrasja ka ndodhur për motive të dobëta