Kylian Mbappe është padyshim sulmuesi i të ardhmes në botën e futbollit. 20-vjeçari, PSG-së, po mahnit me paraqitjet e tij këtë sezon dhe ofertat në drejtim nuk mungojnë.
Real Madridi e do me ç'do kusht, por nuk është çudi që në sezonin e ardhshëm ta shikojmë në Premier League.
Lajmi bëhet i ditur nga gazetari francez Julien Laurens, që zbulon se Liverpooli është gati të bëjë “çmenduri” vetëm për të marrë në “Anfield Road” talentin francez.
Madje, ai beson se Liverpool është gati të paguajë një shumë prej 253 milionë stërlina vetëm për ta vendosur nën urdhërat e teknikut Klopp.
Mbappe vlerësohet si një nga lojtarët më të mirë të futbollit botëror dhe në rast se zyrtarizohet një kalim i tij te Liverpool për këto shifra do të bëhej edhe futbollisti më i kushtueshëm në treg.