Autoritetet i kanë pezulluar licencën një prej furnizueseve më të mëdha në Angli. Gjithçka ndodhi pasi aktivistët për të drejtat e kafshëve gjetën pula të ngordhura, të gjakosura si dhe kushte të mjerueshme brenda mureve të këtij biznes.
Hetuesit e RSPCA morën menjëherë masa për fermën “Hoads” pranë Hastings, Angli, pasi u shokuan dhe u tmerruan nga gjendja e tmerrshme e pulave të fermës. Supermarketet më të njohura në këtë zonë, përfshirë Tesco, Sainsbury, Asada dhe Morrisons shesin vezë të kësaj ferme.
Aktivistët shihen tek janë ulur brenda fermës, të veshur me veshje mbrojtëse dhe u fotografuan tek mbanin zogj nëpër duar.
***
Burimi: Metro|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania