Fermerët në Kenia janë përballur me një shpërthim të tmerrshëm të karkalecave. Bëhet fjalë për shpërthimin më të madh të ndodhur në 70 vitet e fundit. Shteti ka bërë thirrje për ndihmë ndërkombëtare, pasi nuk po arrin dot të mbajë vetë nën kontroll miliona karkaleca që po shkaktojnë dëme të mëdha.
Karkalecat janë përhapur edhe Etiopi dhe Somali, pasi reshjet e mëdha të shiut në fund të vitit 2019 krijuan kushte ideale për insektet. Karkalecat po gllabërojnë të lashtattë mbjellat dhe shkatërrojnë tokën bujqësore.
Kjo bën që banorët e zonës të përballen në muajt në vijim me uri masive, për shkak të mungesës së prodhimeve bujqësore. Gjithashtu fermerët shprehen se kanë frikë të nxjerrin bagëtitë në kullotë, pasi ato sulmohen nga tufat e karkalecave.
Rreth 70 mijë hektarë tokë në Kenia janë infektuar sipas raporteve të The Indipendent. Insektet kanë krijuar foletë e tyre dhe po shkatërrojnë vetëm brenda një dite, ushqimin për 35 mijë persona, sipas Jens Laerke, nga Zyra Humanitare e OKB në Gjenevë.
Pesticidet që po spërkaten nga ajri mendohet se janë mënyra e vetme për të reduktuar numrin e karkalecave. Për këtë proces do të duhen plotë 70 milionë dollarë. Megjithatë, do të jetë e vështirë të targetohen dhe të punohet në të gjitha zonat e infektuara, veçanërisht në Somali, ku pjesë të vendit janë në kontrollin e grupit ekstremist al-Shabab.
***
Burimi: Unilad |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania