Operacioni i një dite më parë në Shijak për gjetjen e 49-vjeçarit Jak Prenga të marrë peng prej 11 ditësh ka përfunduar me tre arrestime.
Bajram Hajri, Olsi Turja dhe Elton Hajri janë tre personat e vënë në pranga ditën e djeshme.
Po ashtu në kërkim është shpallur Leonard Hajri, i cili dje u raportua se ishte arrestuar. Ndërkohë policia njofton se janë nën hetim dhe 7 persona të tjerë si të përfshirë.
Jak Prenga u mor peng dy javë më parë në Kamëz, për motive ende të paqarta. Deri ditën e djeshme nuk kishte asnjë informacion derisa Policia në një operacion në Shijakt arriti të nxirrte disa detaje.
Kujtojmë se Prenga ka edhe tre vëllezër të tjerë. Një nga vëllezërit ndodhet në një burg në Angli, i dënuar me 12 vjet heqje lirie për trafik droge të rënda.
Dyshohet se ai nuk ka dërguar një dërgesë heroine te grupi i Shijakut, që po ashtu merrej me këtë aktivitet.